Këto terma & kushte të publikuara nga ULTRA c.e.p shpk, përcaktojnë rrethanat e ndërveprimit midis kompanisë në vetvehte, dërguesit, dhe marrësit. Është përgjegjësia e klientit të lexojë e të bjerë dakord me këto kushte të paraqitura para nënshkrimit të kontratës ose gjatë vizitimit të faqes online të ULTRA c.e.p.
ULTRA c.e.p ka si qëllim të kryej shpërndarje në mënyrë korekte duke u nisur nga dërguesi e deri tek marrësi. Raportimi ndodh kundrejt palës kontraktuese, dhe jo tek pala e tretë marrëse. Pavarësisht, ULTRA c.e.p kontaktohet nga pala dërguese, kjo e fundit paraqet nevojat e saj dhe detajet mbi shpërndarjen në fjalë. Më pas ULTRA c.e.p krijon kontakt me personin e autorizuar për dorëzim, për të konfirmuar prezencën e një marrësi. Pasi shpërndarja është kryer, ULTRA c.e.p raporton të gjitha detajet mbi shpërndarjen tek pala dërguese.
Këto kushte dhe terma të përgjithshme zbatohen për të gjitha marrëveshjet, kuotimet ose urdhrat që kanë të bëjnë me transportin e dokumenteve dhe mallrave, të lidhura ndërmjet korrierit dhe klientit, duke përfshirë çdo shërbim tjetër shtesë ndërmjet dy palëve. Çdo devijim nga këto terma dhe kushte, në të cilat mbështetet njëra prej palëve, është e vlefshme vetëm nëse është përcaktuar me shkrim ose është pranuar nga të dy palët. Këto kushte kanë përparësi mbi të gjitha kushtet e tjera; në rast të kushteve kontradiktore të bashkë-kontraktorit, këto të fundit konsiderohen si jo të shkruara. Kushtet e ULTRA c.e.p do të zbatohen për të gjitha citimet dhe ofertat e bëra nga ULTRA c.e.p, të gjitha detyrat e dhëna nga ULTRA c.e.p, të gjitha marrëveshjet e përfunduara ose në të cilat ULTRA c.e.p është palë.
- Person i autorizuar për dorëzim: Personi i cili është përmendur si marrës nga pala dërguese, dhe rezulton në adresën e paracaktuar për shpërndarje.
- ULTRA c.e.p Shoqëria me përgjegjësi të kufizuara, me emër tregtar ULTRA c.e.p, me zyrat qëndrore pranë Rr. "7 Nëntori", e njohur më poshtë edhe si(“Shoqëria, Ne, ose ULTRA c.e.p”) #: +355688777757, @: [email protected]
- Adresa e grumbullimit: Adresa e dërguesit prej nga do të mblidhen dërgesat.
- Adresa e marrjes: Adresa e përcaktuar nga klienti për të tërhequr dërgesën nga ana e ULTRA c.e.p me qëllim shpërndarjën në destinacion.
- Adresa e dorëzimit: Adresa fizike në të cilën është kërkuar dorëzimi i dërgesës nga ana e klientit
- Dërgesa: Dokumente/mallra ose një grup sendesh, të cilat transportohen njëkohësisht dhe që janë të destinuara për një marrës.
- Forca madhore: Ndodhi natyrore ose jo, te cilat janë jashtë kontrollit të njerëzve
- Kuti Postare: Janë kutitë metalike që gjënden në rrugë, ku futen zarfe me adresa të mbishkruara për tu dërguar perkatësisht nga korrieri.
- Korrieri: ULTRA c.e.p ose një prej të emëruarve të tij, i cili ka ndërmarrë kundrejt transportuesit të ngarkesës për të transportuar një dërgesë dhe ta dorëzojë atë tek marrësi në mënyrë profesionale, në përputhje me përdorimin e përgjithshëm të pranuar komercial.
- Klienti: Çdo Person fizik ose juridik që i ngarkon ULTRA c.e.p transportin e dërgesës
- Marrësi: I adresuari ose përfaqësuesi i tij, i cili konsiderohet të jetë i pranishëm në adresën e dërgimit, të cilit korrieri ULTRA c.e.p duhet të dorëzojë dërgesën.
Shpërndarja nuk do të pranohet në rast se përmban:
Dokumenti Çdo dokument i nisur me postë duhet të jetë i vendosur në zarf të mbyllur dhe shkruar saktë dhe me shkronja kapitale dërguesi, marrësi dhe adresa e plotë e marrësit (nëse ka dhe numër tel) Paketimi i kolipostave dhe i pakove duhet bërë sipas një standarti të caktuar për të shmangur dëmtime të mallrave për shpërndarje.
Materiali Materiali i paketimit të kolipostave dhe pakove duhet të jetë i durueshëm, pra duhet përdorur karton i fortë që ti rezistojë transportit nga korrierët. Gjithashtu duhen përdorur kuti të reja, pasi kutitë e vjetra të kartonit e humbin ngurtësine dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Masa Masa e kutisë se zgjedhur për transport duhet të ketë përmasa të posaçme për sendet që janë brenda. Nëse kutia është më e madhe se c'duhet, ajo do të kolapsojë, nëse është më e vogël se c'duhet kutia do të plasaritet. Nuk duhet lënë vend bosh në kuti pasi sendet do të lëvizin brenda kutisë dhe do të perplasen me njëra tjetrën. Vendet boshe mund të mbushen me bukë peshku, gazeta, ose qese. Gjithashtu objektet brenda kutisë duhen mbështjellur individualisht që të mos fërkohen dhe dëmtohen me njëra tjetrën. Këshillohet të lihen disa centimetra hapësirë e izoluar midis mureve të kutisë dhe sendeve brenda saj.
Ambalazhimi Pasi kutia është mbushur sipas dëshirës me objektet për dërgim, ajo duhet mbyllur me kujdes dhe me ngjitëse të durueshme ndaj lëvizjes. Ngjitësit që duhen përdorur janë: -Ngjitës Polipropileni (Ngjitës plastik ngjyrë kafe) -Ngjitës Vinyl (Ngjitës elektrik) -Ngjitës I përforcuar me fibra Pasi të keni gjetur ngjitësin e duhur, mbyllni veshët e kutisë, dhe ngjitini ato përkatësisht në formë H-je., duke ngjitur dy veshët e mëdhenj për së gjati, pastaj duke venë nga një rryp ngjitës në ekstremitetet e tyre.
ULTRA c.e.p merr përsipër shpërndarjen e dërgesave me një peshë jo më të madhe se kg, dhe ku përmasat bruto të dërgesës nuk i kalojnë mm x mm x mm.
Klienti garanton që përshkrimi, natyra dhe përmbajtja e dërgesës të jenë saktësuar në shënimin e dërgimit ose në dhënien e porosisë, si dhe që të gjitha detajet janë komunikuar në kohën e nevojshmë për ekzekutimin e marrëveshjes. Në këtë mënyrë klienti garanton një përshkrim të saktë dhe të plotë të dokumentit ose mallrave që do të dërgohen, si dhe se adresa e grumbullimit dhe dërgimit të specifikuar është e plotë dhe e saktë.
Paketimi i dokumenteve dhe mallrave kryhet nga dërguesi ose të paktën nën përgjegjësinë e tij të plotë. Paketimi duhet bërë konform rregullave të saktësuara në nenin 4.
Klienti duhet të mbrojë dhe paketojë dokumentet dhe mallrat nga të gjitha rreziqet e transportit, duke marrë parasysh, ndër të tjera, natyrën dhe përmbajtjen, destinacionin dhe veprimet tipike të metodave normale të trajtimit dhe transportit.
Në veçanti, klienti do të sigurojë që përmbajtja ose një pjesë e saj nuk mund të hiqet pa dëmtuar paketimin.
Klienti gjithashtu garanton se dërgesa është në përputhje me të gjitha rregulloret dhe ligjet dhe se ajo shoqërohet me të gjitha lejet e nevojshme.
Në mungesë të kërkesave të përcaktuara në këtë nen, dëmtimet dhe rreziqet e çfarëdo natyre në lidhje me dërgesën janë në kurriz të klientit.
Nëse të dhënat e kërkuara për ekzekutimin e marrëveshjes nuk janë të plota ose nuk i ofrohen në kohë korrierit, ULTRA c.e.p ruan të drejtën për të pezulluar ekzekutimin e marrëveshjes dhe / ose mund të çojë në kosto shtesë për klientin.
Korrieri merr dërgesën e dakorduar në vendin dhe kohën e dakorduar, i cili i dorëzohet marrësit nga ndërlidhësi korrieri ose dorëzimi i dërgesës bëhet pranë zyrave të autorizuara të ULTRA c.e.p.
Periudhat e përcaktuara të transportit janë indikative, jo-detyruese dhe nuk përfshijnë një detyrim rezultati. ULTRA c.e.p megjithatë, bën çdo përpjekje për të respektuar dhe për të arritur periudhat normale të transportit sa më shumë që të jetë e mundur. ULTRA c.e.p nuk do të jetë në asnjë rast përgjegjës për vonesat në mbledhjen, transportimin ose dërgimin e dërgesës, pavarësisht nga shkaku i një vonese të tillë. Në rast të vonesës, pavarësisht nga shkaku, dërguesi në asnjë rast nuk do të lejohet të ndërpresë marrëveshjen ose të kërkojë ndërprerjen e kontratës, as të ketë të drejtë për ndonjë kompensim apo interes tjetër.
Klienti bie dakort me rastet e devijimit të rrugëtimit të pakos, dhe ndalesat e nevojshme për shkaqe të ndryshme, në rastet kur vazhdon të jetë në limitet e parapërcaktuara kohore.
Dërgesa do t'i jepet në dorë personit të autorizuar në adresën e lëshimit, ku do të merret edhe një formë konfirmimi se shpërndarja është kryer.
ULTRA c.e.p do të njoftojë marrësin për shpërndarjen në vijim. Marrësit do t'i ofrohen opsione alternative për shpërndarjen nëse nuk është prezent, si:
Shërbimet postare do të llogariten duke përmbledhur këto tre kushte:
Llojet e shërbimeve janë:
Pagesa mund të kryhet nëpërmjet:
Ankesat rreth ULTRA c.e.p për dëmtime të dukshme nga shpërndarja duhen bërë me shkrim ose drejt adresë së emailit [email protected], brenda 48 orëve pasi ULTRA c.e.p ka kryer shpërndarjen e dërgesës Ankesat në lidhje me faturimin duhet të dërgohen me postë ose email brenda një jave nga data e faturës.
Ankesat që vijnë pas afateve të përcaktuara nuk do të trajtohen ULTRA c.e.p. Në asnjë rast sasia e dëmit nuk mund të zbritet nga klienti nga shpenzimet e transportit dhe transportit që i detyrohet ULTRA c.e.p . Klienti ka të drejtë të kryejë një anketim për cdo marrëveshje shpërndarjeje, duke ditur që është përfundimtar dhe përmbyllës.
Mospuqja e këtyre kushteve do e bëjë ankesën të jetë e pavlefshme.
ULTRA c.e.p ofron dhe shërbimin e sigurimit të të mirave të dërguara në rast humbje ose dëmtimi. Dërguesi duhet të bëjë të ditur dëshirën e tij për të siguruar të mirat për dërgim, me shkrim, në momentin kur përpilohen të dhënat për dërgim.
Ky sigurim nuk përfshin rastet e humbjes apo dëmtimit, kur ULTRA c.e.p nuk është direkt përgjegjës.
ULTRA c.e.p nuk mban përgjegjësi për humbje ose dëmtim të mallrave në rrethanat përtej kontrollit të ULTRA c.e.p. Këto përfshijnë por nuk limitohen me:
Klienti do të deklarojë ULTRA c.e.p si jo përgjegjës në rastet kur dështon të përputhet me garancitë e mëposhtme:
ULTRA c.e.p do të mbajë në mënyrë strikte konfidenciale dhe nuk do t'i zbulojë asnjë pale të tretë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të gjitha ose disa nga informacionet konfidenciale, të cilat mund të jenë komunikuar nga ose në emër të një Pale tjetër, më poshtë të referuara si "Informacioni Konfidencial".
Informacioni konfidencial është si vijon:
ULTRA c.e.p do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për t'u pajtuar me këtë pikë, dhe në veçanti do të imponojë këtë konfidencialitet ndaj punonjësve, bashkëpunëtorëve, agjentëve dhe ofruesve të shërbimeve.
Megjithatë, kjo ndërmarrje konfidencialiteti nuk është e zbatueshme për informacionin konfidencial që ka hyrë në domenin publik në kohën e marrjes së tij, ose Informacionin Konfidencial që është në posedim të njërës prej Palëve para marrjes së saj, ose kur një nga Palët autorizon Palën tjetër me shkrim për të shpërndarë informacionin konfidencial.
Nëse një zbulim i Informacionit Konfidencial kërkohet nga ligji në fuqi ose nga një gjykatë ose autoritet rregullator kompetent, Pala e kërkuar duhet, sa më shumë që të jetë e mundur, ta informojë Palën tjetër me shkrim menjëherë përpara se të ndërmarrë këtë zbulim dhe të japë ndihmën e saj për Palës tjetër, nëse e kërkon këtë, për të marrë të gjitha masat mbrojtëse. Shpalosja e informacionit konfidencial në këto rrethana nuk do të jetë shkelje e kësaj pike.
Në rast ballafaqimi me ligjin, ULTRA c.e.p do të paraqesë në formë mbrojtjeje, këto Terma & Kushte, duke përmendur faktin se Klienti apo kushdo tjetër i kontraktuar apo jo që ka rënë dakort me këto kushte, mban përgjegjësi mbi veten e tij/saj. Cdo formë mosmarreveshje do të zgjidhet sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Shqipërisë, dhe në rast mos arritje marreveshje mes palëve, cështja do të trajtohet ne Gjykaten e rrethit Tiranë.
2024 Ultra - Courier · Express · Parcel